Haliti: Po i kushtojmë rëndësi investimeve në sektorin shëndetësor

Viti – Sokol Haliti pos shumë projekteve që po i viziton çdo ditë, ai po merret edhe me sektorin e shëndetësisë për të ngritur shërbimet dhe për të pasur qasje edhe fshatrat. Në Pozheran tashmë është duke u ndërtuar objekti i ri i një ambulante.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e ambulancës në fshatin Pozheran.
Haliti tha se ky objekt është duke u financuar me mjete vetanake të Komunës së Vitisë si dhe me përfundimin e tij pritet të rritet cilësia dhe koha e shërbimeve mjekësore.”Unë edhe në programin tim e kam pasur në agjendë sektorin e shëndetësisë dhe po punojmë çdo ditë që ky sektor i rëndësishëm për popullatën të modernizohet edhe në fshatra” tha Haliti./rajonipress/