RCCOLA

Haliti: Po e përmbyllim këtë vit në mënyrë të suksesshme, në të gjitha sferat e jetës për qytetarët tanë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Viti që po e lëmë pas është karakterizuar me shumë të arritura por edhe me sfida shkaku i pandemisë globale të shkaktuar nga virusi Covid-19. Megjithatë ne po e përmbyllim këtë vit në mënyrë të suksesshëm në të gjitha sferat e jetës për qytetarët e komunës sonë, prandaj kemi edhe një arsyeje më shumë që të kremtojmë këtë festë ka shkruar Sokol Haliti në urimin e tij adresuar qytetarëve vitias.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Të nderuar qytetarë të Komunës sonë, përmes këtij urimi dëshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë ju.
Viti që po e lëmë pas është karakterizuar me shumë të arritura por edhe me sfida shkaku i pandemisë globale të shkaktuar nga virusi Covid-19. Megjithatë ne po e përmbyllim këtë vit në mënyrë të suksesshëm në të gjitha sferat e jetës për qytetarët e komunës sonë, prandaj kemi edhe një arsyeje më shumë që të kremtojmë këtë festë.

Ky sukses ka qenë i mundur falë besimit dhe bashkëpunimit të sinqertë të komunës sonë me partnerët vendor dhe ndërkombëtar por edhe me njerëz të vullnetit të mirë të cilët e duan vendin e tyre. Urojë që edhe viti që po vjen të jetë edhe më i suksesshëm.