FITORJA

Haliti për vendimin në KE: Pushteti thonë që i kanë meritat, por thellë del pak më ndryshe

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur mbi atë se kush i ka meritat që sot Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi ta mbështesë aplikimin e Kosovës dhe e ka dërguar për votim në Asamblenë Parlamentare.

Ai ka thënë se kjo është vazhdimësi e politikave edhe të qeverive të mëparshme.

“Procesi ka ardhur këtu dhe si proces e kanë mbështet ata që e kanë mbështet. Qeveria në këtë rast edhe Ministria e Punëve të Jashtme edhe presidentja, kryeministri edhe pozita e ka të drejtën me thanë këqyre ne e bëmë. Por me e kqyr pak ma thellë del pak ma ndryshe. Kush e ka ba pavarësinë e Kosovës lind pyetja, si është çliruar Kosova, si janë ndërtuar institucionet dhe rotacioni në pushtet nuk duhet të themi që ne duhet t’ia humbim angazhimin tani kësaj Qeverie”, ka thënë Haliti në Tëvë 1.

Eco Higjiena

“Është vazhdimësi e politikave dhe marrëdhënieve që kanë bërë edhe qeverivtë e mëparshme, edhe shumica parlamentare e mëparshme pa e përjashtu. Sepse në delegacion më herët edhe në Këshillin e Evropës ka qenë edhe VV. Unë kam qenë shef i delegacionit, unë e di çka kemi bërë. Edhe përfaqësuesi i VV-së e di se ne kemi punu bashkë. Edhe tash delegacioni është bashkë në Asamblenë e Këshillit të Evropës dhe po besoj që janë duke punuar”, është shprehur ai.

Tutje ka thënë se deklaratat që “që dy vite është çliruar Kosova” tregojnë se politikanët në pushtet janë naivë.

“Këta unë po i dëgjoj që po thojnë që dy vjet është çliru Kosova. Këtë zhargon e kanë. Njerëz naiv, politikanë naiv e bëjnë këtë. Po s’ka lind shoqëria kosovare as me neve as me ata. Dhe ne do të vazhdojmë kështu, do të vijnë edhe parti e njerëz tjerë e që të gjithë e kanë për detyrë me punu për interes të Kosovës. Nganjëherë të krijohet përshtypja kur t’i dëgjon ata që Qeveritë e mëparshme vetëm dëm i kanë bë këtij vendi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.