UBT

Haliti: Për fajet e Kurtit jemi nën sanksione, nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryesuesi i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka fajësuar kryeministrin Kurti për futjen e vendit nën masat e BE-së të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi që nga qershori i vitit të kaluar.

Haliti tha për rtv21 se këto masa nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit derisa shtoi se nuk pret ndryshim të qasjes së BE-së me emërimet e reja në krye të institucioneve atje.

Mobi Casa

“Për fajet e Qeverisë se Kosovës konkretisht, Albin Kurtit Kosova është në sanksione. Kosova ka humbur shumë projekte që kanë mbete pa u ekzekutuar në komuna të ndryshme për të cilat ka dhënë donacione BE-ja…prandaj nuk presim ndryshim të qasjes ndaj Kosovës por pres nga të emëruarit e ri në BE një përforcim të angazhimit krahasuar me Borrellin….Problemi i politikave a ndryshojnë apo jo s’besoj që ndryshojnë por do jenë shumë më agresive në drejtim të politikave që duhet bërë Kosova. Nuk pres heqje të masave ka qasje pozitive nga shtete e veçanta por sa e di BE-ja s’do t’i heq masat para se të kryhen zgjedhjet në Kosovë. Pas zgjedhjeve do shihen formacionet politike në Kosovë mënyra si do t’i qasemi marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj mund të filloj procesi i heqjes së masave”, tha Haliti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.