Hidromorava

Haliti nga kompleksi i Richard Holbrook-ut uron qytetarëve amerikan ditën e pavarësisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Për nder të 4 Korrikut-Ditës së shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, institucionet komunale të Vitisë të prirë nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira, ushtarëve të KFOR-it Amerikan si dhe të tjerë kanë bërë homazhe në kompleksin e diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke në Viti.

Nga aty kryetari i kësaj komune pasi që mbajti një minutë heshtje dhe vendosi një kurore me lule pranë bustit të këtij diplomati ju drejtua qytetarëve amerikan me një mesazh urimi për ditën e pavarësisë.

Eco Higjiena

“Shfrytëzoj rastin që nga ky kompleks i diplomatit të njohur amerikan, Richard Holbrooke të uroj gjithë qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e pavarësisë së këtij vendi mik. Me të vërtetë Komuna e Vitisë por edhe e gjithë Kosova ju është mirënjohës ShBA-së për atë se çka ka bërë dhe po bënë për lirinë e popullit tonë si para luftës, gjatë saj por edhe në shtet ndërtim. Gjithashtu ne si Komunë kemi nderin që brenda territorit tonë operojnë ushtarët e ShBA-së të cilët gjithmonë janë pranë nesh, andaj një falënderim të veçantë edhe për të gjithë ata që në këtë ditë kremte nuk janë pranë familjeve të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ndër tjerash
Haliti.

Kurse për nder të kësaj dite në organizimin e kësaj komune, konkretisht të DKRS-së do të zhvillohet edhe një “Hiking” nga Vitia për në fshatrat Lubishtë dhe Letnicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.