Fundamenti

Haliti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Gostivarit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë si lidere e projektit ndërkufitarë dhe komuna e Gostivarit si bashkë përfituese e këtij projekti, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti nga Cross-border Cooperation.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim koordinatorin e këtij projekti dhe përfaqësuesit e organizatës IEP, nga komuna e Gostivarit të Maqedonisë së Veriut.

Uji Dea

Haliti, ka theksuar se ky projekt i miratuar nga EU Cross-border cooperation, do të sjellë shumë avantazhe për komunën e Vitisë si dhe për komunën partnere të Gostivarit.

Përndryshe, ky projekt do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe social, do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të krijojë vende të reja të punës dhe do të promovojë rritjen e turizmit dhe mbrojtjes së ambientit./rajonipress/