UBT

Haliti nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëfinancimi me Swiss Intercooperation

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë pritur sot në takim z. Basri Pulaj, përfaqësues i projektit S4RE-HELVETAS Swiss Intercooperation.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti dhe z. Pulaj kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëfinancimi që parasheh ngritjen e cilësisë dhe prodhimit të qumështit nëpërmjet trajnimeve dhe materialeve trajnuese.

Mobi Casa

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se kjo komunë ka një bashkëpunim të mirë me HELVETAS Swiss Intercooperation dhe se ky bashkëpunim i mirë po kurorëzohet me projekte të ndryshme të cilat janë në interes të qytetarëve vitias. “Kam nderin që sot kemi nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me projektin S4RE- HELVETAS Swiss Intercooperation. Kjo marrëveshje bashkëfinancimi është në interes të qytetarëve të komunës sonë në veçanti të fermerëve tanë. Po ashtu dëshiroj të falënderoj Helvetasin por edhe qeverinë zvicerane për përkushtimin e saj që përmes projekteve konkrete të përmirësoj jetën e qytetarëve vitias “u shpreh Haliti.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjes e ka mirëpritur edhe Veton Ademi, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti si dhe Grupi Lokal i Veprimit “ Vitia” të cilët theksuan se përmes këtij projekti do të ndihmohen fermerët në sektorin e blegtorisë konkretisht prodhimit të qumështit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.