Fundamenti

Haliti : Në Viti kemi anarki institucionale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i degës së LDK-së në Viti Sokol Haliti tha për rajonipress se përçarjet brenda PDK-së dhe në veçanti ato në mes të Nexhmedin Arifit dhe Daut Xhemajlit e dëmtojnë rëndë besueshmërinë edhe ashtu të lënduar të këtij pushteti ndaj qytetarëve. Në Viti nuk dihet kush udhëheq aktualisht dhe realisht kemi një anarki institucionale thotë ai.

“Opozita në Viti nuk po bënë sehir , por e ka të pamundur ta përmirësojë gjendjen e rënduar institucionale”. Kështu thotë Sokol Haliti kryetar i degës së LDK-së në Viti.

Haliti për rajonipress ka shprehur shqetësimet e tij si opozitë rreth akuzave dhe përçarjeve të përditshme që po ndodhin në mes të Nexhmedin Arifit dhe Daut Xhemajlit.

“Këto përçarje i bëjnë shumë dëm institucioneve komunale dhe ndikojnë negativisht tek qytetari, ndikojnë negativisht në syrin e faktorit ndërkombëtarë. Këto përçarje dhe akuza mes tyre e kanë vetëm një të mirë. Ata çdo ditë po zbulojnë sekrete, që për mua kanë qenë të njohura, si vjedhja e votave gjatë zgjedhjeve të fundit” shprehet Haliti.

Haliti tha se momentalisht në Viti nuk dihet kush udhëheq e kush është zot shtëpie. “Kemi anarki institucionale dhe realisht ky pushtet e ka humbur besueshmërinë dhe legjitimitetin tek qytetarët e Vitisë. Ky pushtet e ka vështirë ta kthejë besimin sepse po dominohet nga grupe e klane të caktuara brenda PDK-së” tha ai.

Hidromorava

Por ajo që më së shumti e brengos Halitin është fakti se këto përplasje e dëmtojnë qytetin e Vitisë tek mekanizmat ndërkombëtarë. “Asnjë OJQ ndërkombëtare dhe asnjë qeveri perëndimore nuk investon në këtë qytet kur dëgjon akuza të tmerrshme nga njeriu i dytë i Ministrisë së Drejtësisë. Si rezultat i këtyre fërkimeve Vitia do t`i humb edhe ato pak donacione që ka pasur nga USAID e disa organizata austriake” mendon Haliti.

Haliti mendon se ky pushtet duhet të japi përgjegjësi institucionale edhe pse ajo si e tillë është inekzistente sepse ka ardhur me vota të vjedhura. “Se është kështu tani po e dëshmojnë vetë të dyja grupet në PDK”.

Haliti tha se aktualisht në Viti po ndodhë një kontrabandim i tmerrshëm i punësimit. Ai thotë se në Viti aktualisht vetëm LDK-ja është parti serioze dhe me koncept të shëndoshë për jetën e qytetarëve të Vitisë.

Ndërkaq duke ju referuar rrëzimit të përmendores së LNÇ-së Haliti tha se ka qenë një gabim i madh dhe në këtë zhvillim janë të kyçur komplet pushteti. “Ka qenë një hap total i gabueshëm” tha ai./rajonipress/