Fundamenti

Haliti: Në Skifterajn e punës dhe pendës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Me kandidatët për anëtarë të Kuvendit të ri Komunal, Bashkim Sadiku me nr. 13 dhe Sadie Lutfiu me nr. 17, qëndruam në Skifteraj, në zonën më pjellore të Komunës së Vitisë ka shkruar Sokol Haliti.

Mobi Casa

Ky fshat njihet si “tryeza” e Vitisë, sepse është prodhuesi më i madh i drithërave dhe perimeve. Të tillë e bëjnë fermerët e dalluar dhe shumë të zellshëm.
Por banorët e këtij fshati kanë edhe vlera të larta njerëzore, kombëtare dhe intelektuale.
Me ta biseduam sonte për identifikimin e nevojave dhe kërkesave në funksion të përmirësimit të jetës së tyre.
Faleminderit për mbështetjen, Skifteraj!
S.H