Fundamenti

Haliti në debat me qytetarët raportoi për punën 6 mujore të Institucioneve komunale të Vitisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Është mbajtur sot debati publik i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me që rast ka raportuar për punën gjashtë mujore të Institucioneve komunale. Ky ishte debati i parë për këtë vit, që bazuar në udhëzimin administrativ për transparencë në komuna, parashihet që çdo vit komuna, përkatësisht kryetari i komunës, të mbajë së paku dy takime publike për çështje në interes të përgjithshëm brenda vitit kalendarik.

Zv.kryetari Hasan Aliu në këtë takim, fillimisht ka shpalosur raportin e punës, duke përmendur të arriturat dhe sfidat gjashtë mujorit të parë të këtij viti.

Duke folur për të arriturat e komunës, Aliu, ka theksuar se në vazhdimësi Institucionet komunale kanë qenë të përkushtuara për një qeveri me rezultate pozitive dhe për këtë, komuna e Vitisë është e angazhuar që të ketë bashkëpunimin e mirë si me qytetarë, po ashtu edhe me gjitha instancat tjera.

Ndërkaq kryetari i komunës Sokol Haliti, në fjalën e tij para qytetarëve, ka thënë se jemi te përkushtuar që çdo qytetar të përfitoj nga puna e qeverisjes komunale.

RCCOLA

“Ne falënderojmë të gjithë për kontributin, si donatorët dhe organizatat e shumta të huaja, gjithashtu edhe instancat tjera, me te cilët komuna, ka realizuar shume projekte te ndryshme të përbashkëta për të ngritur cilësinë e jetës për qytetarët të kësaj komune. Qeveria komunale edhe këtë vit ka për qëllim që të ofroj një jete me të mirë për te gjithë qytetarët, duke ngritur cilësinë e shërbimeve publike, ne arsim dhe rritjen e mirëqenies së përgjithshme përmes investimeve ne sektor të ndryshëm, si ne bujqësi, ekonomi, arsim, kulturë e sektorë të tjerë”, ka thënë Haliti.

Ai më tej ka shtuar se puna e qeverisjes komunale, është fokusuar ne këto prioritete siç janë: bujqësia, shëndetësia, infrastruktura lokale, shërbimet publike, zhvillimi ekonomik dhe jeta kulturore e sportive.

Po ashtu, ka potencuar rëndësinë e angazhimit të gjithanshëm ne drejtim të rritjes së kualitetit dhe mirëqenies ne përgjithësi për gjithë qytetarët.

“Gjatë kësaj periudhe, është bërë punë e konsiderueshme në të gjithë sektorët, me një qëllim të vetëm që të jemi në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që të kenë një jetë sa më cilësore”, u shpreh Haliti./rajonipress/