Haliti nderon për vepër jetësore Mexhit Devajën

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti , ka pritur në një takim z. Mexhid Devaja, ish Kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe njëherit njëri ndër ambasadorët kryesor të sportit jo vetëm në Kosovë por të gjithë kombit shqiptar e më gjerë.
Me këtë rast Kryetari Haliti e ka nderuar atë me një çmim për vepër jetësore. Për ndryshe Devaja javë me parë në Festivalin e 13-të ndërkombëtar të imazhit shqiptar është nderuar edhe me çmimin Ambasador i imazhit shqiptar në botë.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti tha se ai është i nderuar që këtë çmim po ja jep njeriut që ka bërë më së shumti jo vetëm në ndërkombëtarizimin e hendbollin kosovar por të sportit në përgjithësi, duke potencuar se Devaja meriton edhe më shumë. “Me të vërtetë zoti Devaja meriton edhe më shumë, e vlerësojmë lartë kontributin e tij të dhënë në fushën e sportit në veçanti në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar” u shpreh Haliti.
Përndryshe Mexhid Devaja vjen nga fshati Radivojcë i Komunës së Vitisë dhe përveç që ka qenë Kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës ai ka kontribuar edhe në riaktivizimin e Federatës së Hendbollit të Shqipërisë gjatë vitit 2003.
Ai po ashtu ka qenë edhe zv. Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ndërkaq gazetari Artan Muhaxhiri ka botuar librin dhe dokumentarin “Një jetë me hendbollin” që ju kushtohet kryesisht punës dhe veprës së Mexhid Devajës./rajonipress/