Mobi Casa

Haliti nderohet nga komanda amerikane e LMT-së së KFOR-it për bashkëpunim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim lamtumirës udhëheqësin e deritanishëm të Ekipit Monitorues Ndërlidhës (LMT) të KFORI-t Amerikan LT Jeff Erkel.

Gjithashtu kryetari Haliti i ka dëshiruar mirëseardhje dhe ofruar bashkëpunim maksimal komandantit të ri të kësaj strukture LT Edwin Sullivan.

Gjatë këtij takimi Kryetari Halti ka falënderuar këtë ekip për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me institucionet lokale dhe theksoj se Vitia dhe Kosova ju është përjetësisht mirënjohës popullit amerikan për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për të mirën e këtij vendi.

Në shenjë falënderimi Kryetari Haliti i ka ndarë LT Erkel një mirënjohje për bashkëpunim. LT Erkel ndër tjerash tha se pos bashkëpunimit të mirë që e ka pasur ai dhe ekipi i tij me institucionet lokale dhe qytetarët vitias ai është ndier në këtë komunë si në shtëpinë e tij.

United Hospital

Në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin dhe partneritetin e Kryetarit Haliti me KFOR 22 ai i ka ndarë atij po ashtu një mirënjohje.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe LT Edwin Sullivan i cili tani e tutje do të udhëheq ekipin e LMT-KFORI-it Amerikan që operon në territorin e Komunës së Vitisë.

Kurse Kryetari Haliti potencoi se institucionet komunale të Vitisë do të vazhdojnë bashkëpunim e mirë me LMT-KFOR./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.