United Hospital

Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në një takim zyrtarët e Policisë së Kosovës- Stacioni në Viti, në krye me zëvendëskomandantin e Stacionit Policor, Burim Musliu.

Me këtë rast, Haliti i ka falënderuar ata për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe pasurisë së tyre. Ai veçoi në mënyrë të posaçme angazhimin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve që kishin ndodhur më parë në disa institucione shkollore të komunës së Vitisë.

Haliti theksoi se, pavarësisht kushteve jo të favorshme për shkak të objektit të vjetruar të stacionit policor, zyrtarët policorë në Viti mbesin shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në shërbim të qytetarëve.

ARKATANA

Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë, ai ndau mirënjohje për zbardhjen e rasteve dhe ruajtjen e sigurisë së qytetarëve për këta zyrtarë policorë: Urim Bajrami, Ismajl Zenuni, Sevdail Ajeti, Sadulla Pira dhe Ismet Sallahu.

Nga ana tjetër, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Viti, Burim Musliu, falënderoi Halitin për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ndarja e mirënjohjeve përbën një motivim shtesë për të vazhduar angazhimin edhe më të madh në shërbim të qytetarëve të komunës së Vitisë.

Përndryshe gjatë këtij takimi kryetari Haliti me ndau edhe një mirënjohje për z. Ismet Maliqi dhe atë me rastin e pensionimit të tij duke e falënderuar për kontributin e tij shumë vjeçar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.