FIDANISHTJA

Haliti ndanë mirënjohje për zjarrfikësit vitias, i cilëson ata heronjë!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion të zjarrfikësve vitias në krye me komandantin Hetem Jakupi. Me këtë rast ai i ka dorëzuar Njësisë Profesionale të Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit në Viti (NJPZSH), një mirënjohje për punën e bërë gjatë këtij viti, në veçanti gjatë sezonës së verës, pasi që komuna e Vitisë, ishte ballafaquar me vatrat e zjarrit.

Haliti, përgëzoj zjarrfikësit vitias. “Përmes kësaj mirënjohje dua të ju falënderoj të gjithë zjarrfikësit vitias që gjatë këtij viti, e në veçanti ditëve të fundit kanë qenë të angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në komunën tonë dhe në mbrojtjen e pasurisë sonë duke rrezikuar edhe jetën e tyre në detyrë. Fatkeqësisht gjatë këtyre intervenimeve kemi pasur edhe të lënduar, më të vërtetë dua të ju falënderoj secilin prej jush për punën tuaj të madhe që keni bërë dhe, dua të ju them se ju jeni heronjtë e këtyre ditëve sikurse i kemi edhe heronjtë tjerë, si personelin mjekësorë që merren me luftën kundër virusit pandemik Covid-19” u shpreh Haliti.

Ndërkaq komandanti i NJZPSH-së në Viti, Hetem Jakupi e çmoj lartë këtë vlerësim të bërë nga kryetari Haliti duke potencuar se gjatë kësaj periudhe kjo njësi ka intervenuar në 148 raste të ndryshme dhe shtoj se fatkeqësisht numri i intervenimeve ka qenë i lartë për këtë periudhë.

Ai tha se zjarrfikësit vitias pos që kanë intervenuar në komunën e vet, ata kanë ndihmuar edhe komunat e tjera në raste emergjente, po ashtu ata mbulojnë edhe terrenin në komunën e Kllokotit.

ARKATANA

Lidhur me mirënjohjen, ai tha se kjo është një motivim shtesë, që ata të vazhdojnë punën e tyre që të intervenojnë në raste të caktuara, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, ashtu siç edhe çdo zjarrfikës është betuar.

Kurse, komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, pos përgëzimit për punën e mirë që kanë bërë zjarrfikësit vitias shtoj se ata kanë një bashkëpunim të mirë me ta dhe se do ta vazhdojnë atë, edhe në të ardhmen.

Punën e zjarrfikësve vitias, e vlerësuan pozitivisht edhe përfaqësuesit e KFOR-it, që ishin pjesë e këtij takimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.