Eko Higjiena

Haliti mobilizon institucionet komunale: Vitia në gatishmëri të plotë për motin ekstrem

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka kërkuar mobilizim të plotë institucional dhe koordinim të të gjitha strukturave komunale, pas paralajmërimeve për përkeqësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike që pritet të përfshijnë Kosovën gjatë orëve në vijim.

Në mbledhjen e tretë të rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të udhëhequr nga Haliti, krahas shqyrtimit të çështjeve të rëndësishme për funksionimin e komunës, fokus i veçantë iu kushtua gatishmërisë së institucioneve për t’u përballur me pasojat e mundshme të motit ekstrem.

Kryetari Haliti bëri të ditur se, bazuar në paralajmërimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) dhe European Storm Forecast Experiment (ESTOFEX), vendi pritet të përballet me reshje intensive shiu, erëra të fuqishme, breshër dhe fenomene të tjera atmosferike, të cilat sipas parashikimeve do të zgjasin deri në orët e para të së mërkurës.

Me këtë rast, ai kërkoi nga të gjitha drejtoritë komunale, shërbimet publike, njësitë emergjente dhe mekanizmat përgjegjës që të jenë në gatishmëri maksimale, të intensifikojnë koordinimin ndërinstitucional dhe të ndërmarrin masa parandaluese për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, infrastrukturës publike dhe pronës private.

Uji Dea

Haliti u bëri thirrje edhe qytetarëve të Vitisë që të ndjekin njoftimet zyrtare të institucioneve kompetente, të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të ligë dhe të respektojnë rekomandimet e autoriteteve për të garantuar sigurinë personale dhe familjare.

Sipas paralajmërimeve të ESTOFEX, një pjesë e rajonit ku përfshihet edhe Kosova është vendosur në nivelin 3 të alarmit, një nga nivelet më të larta të rrezikut për mot ekstrem, për shkak të mundësisë së breshrit me përmasa të mëdha, erërave shkatërruese dhe stuhive të fuqishme.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli i Drejtorëve shqyrtoi gjithashtu Informatën gjashtëmujore të punës së Kryetarit të Komunës dhe pasqyrat financiare të gjashtëmujorit të parë të vitit, ku u vlerësua ecuria e projekteve zhvillimore, realizimi i aktiviteteve komunale dhe performanca financiare e institucionit lokal. Në takim u theksua se, përveç menaxhimit të situatave emergjente, institucionet komunale do të vazhdojnë angazhimin për zbatimin e objektivave zhvillimore dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.