Haliti mirëpritet nga banorët e fshatit Binqë
Viti – Banorët e fshatit Binqë të Vitisë kanë pritur sot në takim, kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti është njohur me nevojat për investime në këtë lokalitet.
Gjithashtu kryetari Haliti tha se së shpejti në komunën e Vitisë do të fillojnë shumë projekte të cilat janë në interes të kësaj komune por edhe të fshatit Binqë duke u zotuar se ai do të kujdesët që pamja e këtij lokaliteti të ndryshoj për të mirë. “Kemi investuar në shëtitoren Viti-Binq e cila pos që është e pajisur me trotuare, ndriçim publik dhe ulëse ka ndikuar që të ju kthehet pamja këtij lokaliteti të bukur” u shpreh Haliti./rajonipress/


