FITORJA

Haliti merr pjesë në një takim me kryesuesin e radhës të OSBE-së, Dr. Ian Borg

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një drekë pune dhe atë me kryesuesin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dr. Ian Borg i cili njëkohësisht është edhe ministër për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori Michael Davenport, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti është takuar me përfaqësuesit e OSBE-së përfshirë aty edhe kryesuesin e ardhshëm z. Dr. Borg.

Bëhet me dije se ky takim ka për qëllim që kryesuesi i radhës i OSBE-së të qëndrojë i informuar personalisht për zhvillimet kryesore në të cilat OSBE-ja ka një rol kyç dhe në të cilat kryesuesi i radhës mund të sigurojë më tej një progres të qëndrueshëm.

Gjithashtu në këtë takim janë ndarë edhe praktikat më të mira të komunave dhe të fushave ku misioni i OSBE-së mund më mbështes ato dhe komunitetet.

Hidromorava

Përndryshe, Haliti e ka vlerësuar shumë punën e OSBE-së në Kosovë dhe ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshme me komunën e Vitisë.

Ai në këtë takim i ka njoftuar ata me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe me harmoninë ndër fetarë dhe ndër etnike në këtë komunë si dhe me punën e qeverisë komunale në interes të gjithë qytetarëve pa dallime.

Haliti jo rastësisht është zgjedhur që të jetë pjesë e këtij takimi por si kryetari me performancë të shkëlqyeshme për bashkëpunim komunal dhe ndër komunalë dhe është ndër personalitetet e rralla që sot është takuar me kryesuesin e OSBE-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.