Fundamenti

Haliti merr përkrahje edhe në Pozheran e Ramjan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Nuk mund të shkosh në Pozheran, e të mos i ndjesh vlerat e çmuara që ka. E kaluara e lavdishme, njerëzit e shkolluar, të arriturat në art, kulturë dhe sport, e deri te bizneset e suksesshme, janë vetëm disa segmente, të cilat e dallojnë Pozheranin ka thënë Sokol Haliti.

Pozherani me vlera e njerëz të çmuar
Nuk mund të shkosh në Pozheran, e të mos i ndjesh vlerat e çmuara që ka. E kaluara e lavdishme, njerëzit e shkolluar, të arriturat në art, kulturë dhe sport, e deri te bizneset e suksesshme, janë vetëm disa segmente, të cilat e dallojnë Pozheranin.

Ky vendbanim, që njëherit është më i madhi në komunën tonë, ishte ndalesa e fundit për një kafe pune.

Uji Dea

Punët e kryera deri më tani dhe ato që do t’i bëjmë bashkë në vitet e ardhshme, ishin temë e bisedës sonë.
Faleminderit pozheranas!

Në Ramjanin shembull, për projektime të reja

Kënaqësi të vizitosh lokalitetin më të pastër dhe më të mirëmbajtur, jo vetëm në Komunën e Vitisë.
Ramjani ka dëshmuar se si kombinohen mirë investimet nga buxheti komunal dhe kontributi i banorëve .
Mbetem i përkushtuar të vazhdojë t’ju shërbejë këtyre njerëzve të mirë e punëtorë.
#vitiapërtëgjithë
#ldk160
#SokolHaliti
#SadieLutfiu17