KKVITI

Haliti: Mërgata shqiptare në Graz, urë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Austrisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Gjatë vizitës në qytetin e Grazit, pata rastin të takohem me përfaqësues të mërgatës shqiptare, të cilët përmes angazhimit të tyre të vazhdueshëm po japin një kontribut të çmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në forcimin e lidhjeve institucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Në kuadër të këtyre takimeve, u zhvillua edhe një bashkëbisedim i veçantë me z. Arsim Gjergji, këshilltar i qytetit të Grazit, ansambleist dhe kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Shtajermark dhe Karnten. Ky këshill përfshin rreth 17 shoqata të regjistruara, duke e bërë një nga strukturat më të organizuara dhe më përfaqësuese të komunitetit shqiptar në Austri.

Mobi Casa

Përveç angazhimit të tij publik dhe institucional, z. Gjergji, së bashku me familjen, është i suksesshëm edhe në sektorin e gastronomisë, duke dëshmuar përkushtim, përgjegjësi dhe integrim të shkëlqyer në shoqërinë austriake. Ai përfaqëson një shembull domethënës të suksesit të mërgatës shqiptare, ku puna, korrektësia dhe angazhimi qytetar shndërrohen në vlera të mirëfillta të bashkëjetesës dhe kontributit shoqëror.

Si qytetar me prejardhje nga komuna jonë, Arsim Gjergji mbetet një urë lidhëse ndërmjet vendlindjes dhe diasporës, duke dëshmuar rolin e rëndësishëm të mërgatës në jetën publike, institucionale dhe ekonomike të Austrisë, një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.