Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Viti – Të martën në Viti, me nismën e kryetarit të komunës, Sokol Haliti është mbajtur një takim i përbashkët me mekanizmat e ndryshëm, ku është folur rreth zjarreve malore dhe fushore dhe angazhimin e të gjithëve në shuarjen e tyre si dhe për masat parandaluese.
Gjatë këtij takimi, Sokol Haliti tha se në këto temperatura të larta është shumë e rëndësishëm dhe obligim që të gjithë së bashku të punojmë në parandalimin e përhapjes së zjarreve, mbrojtës së pronës, kulturave bujqësore por edhe pasurisë dhe jetës së qytetarëve.
Kurse komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Hetem Jakupi prezantoi një raport mbi gjendjen në territorin e komunës së Vitisë, duke bërë me dije se vetëm gjatë periudhës janar – qershor 2025, njësia e tij ka realizuar 216 intervenime, kryesisht për shuarjen e zjarreve.
Ai foli edhe rreth masave parandaluese, vetëdijesimin e qytetarëve dhe të tjerë.
Kurse zv. komandanti i Stacionit Policor në Viti, Burim Musliu ndër tjerash tha se ata po bashkëpunojnë ngushtë me të gjithë që të identifikojnë zjarrvënësit e qëllimshëm dhe të vihen para drejtësisë ata dhe të ndiqen penalisht. Përndryshe në këtë takim lidhur me rastet e zjarreve kanë folur edhe Basri Aliu, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe të tjerë.
Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë komunal, koordinator të fshatrave, përfaqësues të Agjensionit Pyjor të Kosovës, Eco-Higjena, Hidromorava dhe të tjerë.
Në fund të këtij takimi pjesëmarrësit u pajtuan që të finalizojnë edhe me tej planin e veprimit për parandalimin e rrezikut nga zjarret gjatë sezonit veror 2025./rajonipress/