Fundamenti

Haliti: Legjislatura e Pavarësisë është historike, të tjerat janë detyrë për deputetët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur mbi rolin e deputetëve gjatë tetë legjislaturave të Kuvendit të Kosovës.

Haliti ka theksuar se nuk ka asnjë krenari për të votuar një ligj, pasi është detyrim dhe obligim i çdo deputeti sipas Kushtetutës.

Ai ka vlerësuar shpalljen e Pavarësisë si legjislaturën më të suksesshme.

“Nuk ka diçka krenari për ta votuar një ligj, është detyrim dhe obligim për deputetin me Kushtetutë që të votojë për, kundër ose të abstenoj. Mendoj që miratimi i Kushtetues së Kosovës, edhe i disa ligjeve që kanë të bëjnë me të ardhmen e Kosovës kanë qenë domethënëse për jetën e qytetarëve për jetën e njerëzve që duan të jetojnë këtu. Mbi të gjitha, edhe disa suksese që kemi korr qoftë si legjislatura të qeverive tona, qoftë edhe më vonë ka pasur suksese. Por ajo që më duet gabim është se faji gjithmonë hidhet tek deputetët dhe Kuvendit, por që realisht është se qëndrimet merren brenda partve politike, dhe pastaj përplasjet bëhen siç janë bërë brenda grupeve parlamentare për të goditur kryesisht pozitën, pozita pastaj përgjigjet”, ka deklaruar Haliti, në “Debat Analizë” në RTV Dukagjini.

FIDANISHTJA

Ai ka theksuar se qeveritë si më herët edhe tani nuk janë të përkushtuara sa duhet për transparencë dhe përgjigje në parlament.

Haliti ka kërkuar gjithashtu që të ketë penalizime për mospjesëmarrjen e ministrave dhe deputetëve që nuk ushtrojnë obligimet e tyre parlamentare.

“Duhet të ketë penalizme për mospjesëmarrje, sepse një ministër nuk guxon mos të vijë në parlament kur ka pyetje dhe çështje që ka me diskutu, duhet të penalizohet nga kryeministri. Kryeministri duhet të penalizohet nga parlamenti. Ka metoda, deputeti që nuk voton duhet të penalizohet me pagë, sepse e ka për obligim, në të kundërtën absteno”, ka deklaruar ai. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.