Haliti: LDK në Viti e gatshme për Konventën e LDK-së
Viti – Gatishmëria e të gjithë të ftuarve ishte për të u vlerësuar, prandaj shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që ju përgjigjën ftesës sime edhe në këtë ditë vikendi ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Sot në cilësinë e Kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti, takova strukturat e degës duke përfshirë kryesinë, nëndegët dhe dy forumet.
Përgatitjet për datën 19, kur do të mbahet kuvendi dhe konventa e LDK-së, ishin me prioritet, pa lënë anash nderimin për të ndjerët Agim Fejza, Magbule Syla dhe Zejnulla Osmani të cilët ndërruan jetë gjatë dy ditëve të fundit.
Gatishmëria e të gjithë të ftuarve ishte për të u vlerësuar, prandaj shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që ju përgjigjën ftesës sime edhe në këtë ditë vikendi.