Haliti: LDK-ja do t`i fitojë zgjedhjet
Viti – Kështu tha Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kryetar i degës së LDK-së në Viti, gjatë promovimit të kandidatit për deputet nga dega e LDK-së në Viti, Faruk Nura.
Ai gjatë fjalimit të tij përmendi të arriturat e qeverisë qendrore nën udhëheqjen e LDK-së tha se i duhet edhe më tej përkrahja e juaj për listën e LDK-së, e cila prej ne fillim deri ne fund është shpresë për Kosovën.
Në këtë tubim ishin të pranishëm edhe kandidatët tjerë për deputet Hykmete Bajrami-ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Lirije Kajtazi-kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, Isa Agushi, kandidat për deputet nga Zhegra.
Të gjithë në fjalimet e tyre bën apel që të votohet lista e LDK-AKR-Alternativa. Kandidati për deputet nga dega e LDK-së në Viti, Faruk Nura, kërkoi përkrahje nga banorët e fshatit Remnik dhe gjithashtu falënderoi të pranishmit për mikpritje./rajonipress/


