Fundamenti

Haliti: Ky vit ishte plotë suksese për Vitinë tonë dhe vitiasit kanë arsye për të festuar

/ 1 minutë lexim

Viti – Kam nderin që në prag të përmbylljes së këtij viti të ju uroj Vitin e Ri 2023. Uroj që festën e ndërrimit të motmoteve t’a kremtoni në harmoni me familjarët dhe miqtë tuaj. Një urim i veçantë shkon për bashkatdhetarët tanë që i japin edhe më shumë bukuri kësaj feste ka thënë në urimin e tij Sokol Haliti.

Natyrisht se urojmë edhe ata që për arsye të ndryshme nuk janë në vendlindje për të kremtuar këtë festë.

Një falënderim dhe urim i përzemërt shkon edhe për miqtë tanë ndërkombëtar që kjo festë nuk i gjen pranë familjeve të tyre, por edhe për ata që duhet të jenë në punë gjatë festës.

Mobi Casa

Ky vit ishte plotë suksese për Vitinë tonë dhe vitiasit kanë arsye për të festuar. Për sukseset e arritura dua të falënderoj juve dhe partnerët tanë.

Gëzuar Viti i Ri 2023!
Sinqerisht
Sokol Haliti