GRANDEMALL

Haliti: Konjufca shkeli rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka quajtur të gabuar dhe shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit veprimin kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili mbrëmë ndërpreu seancën për t’i pamundësuar deputetëve të Listës Serbe që të futën në sallë. Po ashtu edhe deputetët e VV-së bllokuan ulëset e deputetëve të Listës Serbe.

Mobi Casa

“Është veprim aventuresk i një grupi aventurierësh politik të cilët i kanë zënë vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Së pari ata nuk kanë të drejtë që t’ia zënë vendin asnjë deputeti, duke përfshirë edhe grupin parlamentar që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë pa marrë parasysh a pajtohemi ne me ndonjërin prej tyre apo nuk pajtohemi me asnjërin prej tyre. Ata në qoftë se nuk e kanë shkel kushtetutën dhe ligjin e Kosovës të cilët ua ndalojnë hyrjen në Kuvend nuk ka të drejtë askush që t’i nxjerrë nga salla, as kryetari nuk ka të drejtë askënd ta nxjerrë nga salla. Kryetari do të duhej që t’i përshëndet që kanë marrë pjesë ne mbledhje. Normalisht që ata do të dilnin prapë sepse ata po e luajnë lojën e vet. Ata po e bëjnë punën e vet të cilën ua kanë ngarkua dikush që në këtë rast po themi nga Vuçiqi apo Radojiçiqi”, tha Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.