FITORJA

Haliti: Komuna është e përkushtuar që të rregullojë jetën e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, u shpreh se kjo komunë është e përkushtuar që planet e tyre të rregullojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune dhe kërkoj nga drejtorët që të punojnë me përkushtim për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Të martën është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve e cila është udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është folur mbi përgatitjet e dokumentacionit dhe raporteve të strategjive sektoriale për Planin Zhvillimor Komunal. Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, kërkoj nga drejtorët e drejtorive komunale që të dërgojnë këto raporte në këtë DUPMM me qëllim që Plani i ri Zhvillimor Komunal të plotësohet dhe të dihen nevojat e secilës drejtori.

Ai bëri me dije se ata duhet të kenë të dhëna të reja mbi gjendjen ekzistuese në drejtori dhe planifikimit e tyre për të ardhmen.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, u shpreh se kjo komunë është e përkushtuar që planet e tyre të rregullojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune dhe kërkoj nga drejtorët që të punojnë me përkushtim për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Ndërkaq në këtë mbledhje është diskutuar edhe mbi përgatitjet e materialeve për mbledhjen e radhës së KPF-së dhe të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Temë e diskutimit në këtë këshillë ishte edhe parapërgatitjet me rastin e shënimit të Manifestimit “Flakadani i Karadakut” por edhe të aktiviteteve të tjera të cilat pritën të zhvillohen së shpejti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.