Eko Higjiena

Haliti: Komuna e Vitisë gjatë vitit të kaluar, ka arritur një performancë të mirë financiare

/ 2 minuta lexim

Viti – Në mbledhjen e sotme që është mbajtur nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me këshillin e drejtorëve komunal, u diskutuan çështje me shumë rëndësi ku janë paraqitur pasqyrat financiare janar-dhjetor 2021. Me theks të veçantë u diskutua dhe u vlerësua rritja e të hyrave për këtë periudhë.

Në këtë takim Haliti tha se komuna e Vitisë gjatë vitit të kaluar, ka arritur një performancë të mirë financiare në shpenzimin e kategorive të ndryshme buxhetore, si dhe në inkasimin e të hyrave ku është tejkaluar çdo pritshmëri.

Drejtori për Ekonomi Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri tha se është shënuar rritje e të hyrave vetanake për 33.98%, në krahasim me planifikimin për vitin 2021.

Ndërkaq, ai bëri me dije se shpenzimet kapitale janë realizuar për 94.51% të planifikimeve buxhetore. Ai gjithashtu i njoftoi të pranishmit edhe mbi shpenzimin e buxhetit në kategoritë e tjera ekonomike si: paga dhe mëditje për 99.99%, mallra dhe shërbime 84.33%, komunali 73.73% dhe subvencione 93.21%.

Eco Higjiena

Gjatë këtij takimi është folur edhe për gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë, ku drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Merrushe Ahmeti, theksoi se numri i rasteve në periudhën dy javore ka rënie. “Momentalisht janë 454 raste aktive me Covid-19, ku dy prej tyre janë të hospitalizuar, por në përgjithësi të gjithë pacientët kanë simptoma kryesisht të lehta”, tha drejtoresha Ahmeti.

Në anën tjetër, drejtoresha për Arsim Fatbardha Emini, ka bërë me dije se të gjitha shkollat në territorin e komunës së Vitisë, i janë kthyer mësimit të rregullt me prani fizike.

Përndryshe, në këtë takim është diskutuar edhe për çështje të ndryshme si: mbrojtja e pyjeve, mbrojtja e ambientit, bashkëpunimet ndërinstitucionale në fusha të ndryshme, organizimi i shënimit të ditëve te veçanta kalendarike në të gjithë sektorët, në veçanti shënimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Valmir Sahiti ka bërë me dije që janë duke u bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për shënimin e kësaj dite shumë të rëndësishëm për vendin./rajonipress/