Fundamenti

Haliti: Kjo ditë e madhe për kombin tonë është një moment i paharrueshëm që na bashkon si komb

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në prag të shënimit të festës së 28 Nëntorit, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar të gjithë qytetarëve vitias dhe gjithë kombit shqiptar me një mesazh urimi.

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë dhe bashkëkombës shqiptarë ku do që jeni!
Në prag të shënimit të festës së 28 Nëntorit -Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, kam nderin që të ju dërgoj urimet më të përzemërta.

UBT

Kjo ditë e madhe për kombin tonë është një moment i paharrueshëm që na bashkon si komb dhe na kujton sakrificën, vendosmërinë për liri dhe pavarësi dhe si i tillë është simboli i lirisë dhe krenarisë sonë.

Komuna e Vitisë, veçanërisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sportit, ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të fillojnë që sot dhe do të vazhdojnë deri më 28 nëntor.
Kjo shumëllojshmëri e ngjarjeve do të kulmojë me një koncert festiv të martën në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, duke filluar në ora 18:00 , ku së bashku do ta kremtojmë këtë festë të madhe kombëtare.
Urime 28 Nëntorin, Zoti bekoftë shqiptarët kudo që janë.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë