Fundamenti

Haliti kërkon mbështetje më të madhe për Komunat e Anamoravës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një takim të përbashkët që u zhvillua sot në Gjilan nëpërmjet përfaqësuesve të Komunave dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve të Kosovës e cila u mbajt nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Shoqatës së Ujit dhe Kanalizimit në Kosovë (SHUKOS). Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për bashkëpunimin e Komunave dhe Kompanive Rajonale të Ujësjellësve rreth organizimit dhe planifikimit të projekteve për investime infrastrukturore.

Me këtë rast Kryetari Haliti ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj siç tha ai të neglizhencës që po ju bëhet jo vetëm ndaj Komunës së Vitisë por edhe të komunave të Anamoravës nga qeveria qendrore në realizimin e projekteve në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimit.

ARKATANA

Haliti theksoi se ai gjithashtu është i pakënaqur për mos përkrahjen e Komunës ës Vitisë për marrjen e Kredisë së butë austriake edhe pse sipas tij Komuna e Vitisë është ndër të parat që ka bërë kërkesë për këtë lloj të kredisë.

Haliti shtoj se si përfaqësues i qytetarëve të Komunës së Vitisë, ai është i pakënaqur edhe për mos zgjerimin e rrugës Gjilan, Viti, Ferizaj, për mos kyçje në autostradën Prishtinë-Shkup në fshatin Gërlicë si dhe për përkrahjen shumë të ulët financiare nga niveli qendror ndaj Komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.