Uji Dea

Haliti kërkon disiplinë dhe respektim të orarit të punës nga drejtoritë komunale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të Këshillit të Drejtorëve (KD). Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për përpilimin e planeve të punës për drejtoritë komunale, për disiplinën dhe respektimin e orarit të punës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Gjithashtu Haliti, i njoftoj drejtorët mbi dy propozim vendime për caktimin e lokacionit për ndërtimin objektit të Çerdhes dhe të Gjykatës në Viti.
“Kërkoj nga drejtorët e drejtorive që të kujdesën për respektin e orarit të punës dhe për disiplinën në punë, me qëllimin më të mirë që të ofrojmë shërbime sa më të shpejta dhe më të mira për qytetarët tanë”, u shpreh Haliti.

Gjithashtu ai bëri me dije se është njoftuar që Gjykata në Viti, ka fonde për ndërtimin e një objekti të ri dhe se komuna do të bëjë propozim vendimin për caktimin e lokacionit.

Ai tha se një lokacion do të gjendet edhe për një çerdhe të re pasi që kanë gjetur fonde për të.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen aktuale në komunën e Vitisë me pandeminë, ku u shqyrtua mundësia për marrjen e masave adekuate, në parandalimin e shtimit të rasteve.

Mobi Casa

U bë e ditur se aktualisht në komunën e Vitisë janë rastet e të infektuarve në këtë virus janë në rritje.

Gjithashtu u bë me dije se për mbylljen e 3 shkollave në komunën e Vitisë, si shkolla fillore “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, “Skender Emërllahu në Ramjan’, si dhe “Nazmi Pajaziti” në Radivojc dhe kalimin e tyre në mësim online.

Drejtoresha për Arsim në Viti Fatbardha Emini, theksoi se vendimi për mbylljen e këtyre shkollave është marrë pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, njoftoi këshillin e drejtorëve se gjatë fundjavës janë dezinfektuar objektet shkollore dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës nëpër të gjitha shkollat.

Ndërkaq në këtë takim drejtorët e drejtorive thanë se ata janë në përpilimet finale të planet e punës dhe po vazhdohet me kontaktet me donatorët dhe organizata të ndryshme në realizimin e projekteve në interes të komunë së Vitisë./rajonipress/