Fundamenti

Haliti: Kemi trashëguar borxhe, por Vitinë do ta zhvillojmë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sokol Haliti kryetar i Vitisë tha për rajonipress se pavarësisht deficitit buxhetor që ka mbetur si pasojë e borxheve të trashëguara nga Nexhmedin Arifi, qyteti i Vitisë do të zhvillohet dhe do të realizojmë projekte të përbashkëta edhe me komisionin Evropian, investitorët nga Zvicra dhe të tjerët që kanë shprehur interesim për ta mbështetur komunën e Vitisë.

Kreu i Vitisë Sokol Haliti është optimist se viti 2014 do të jetë më i avancuar për qytetin dhe qytetarët e Vitisë. Haliti thotë për rajonipress se pavarësisht faktit se e ka gjetur komunën me shumë borxhe të trashëguara, projektet e tij dhe të LDK-së do të realizohen në tërësi, raporton rajonipress.

Haliti tha se ende nuk e dinë saktë borxhin që ka lënë Nexhmedin Arifi, por tha se tanimë e ka formuar një komision i cili ka për detyrë të bëjë prerjen buxhetore. “Pavarësisht borxheve do të mundohemi që të avancojmë projektet tona sepse tani kemi zhvilluar negociata me Komisionin Evropian ku na është ofruar mundësia që të konkurrojmë me projekte në disa fusha, ku Vitia ka nevojë më së shumti. Ne do të konkurrojmë me projekte ndërkufitare dhe do të konkurrojmë me disa projekte në fushën e mjedisit, kulturës, energjisë, sferave emergjente të zjarrfikësve si dhe projektet bujqësore” tha Haliti.

Haliti tha se Komuna e Vitisë edhe nëse nuk ka ekspert do të angazhojë njerëz të ditur që do të jenë të gatshëm të ofrojnë dhe realizojnë projekte në partneritet me Komisionin Evropian.

Uji Dea

Haliti tha se ditëve të fundit ka pasur kontakte të shumta me kompanitë dhe organizatat nga Zvicra si dhe ato të Komisionit Evropian.”Jam optimist se këta miq tanë ndërkombëtar do të kthehen sërish në Viti sepse tashmë ka klimë të mirë politike për të investuar në këtë qytet” tha Haliti.

Haliti tha se pavarësisht faktit se ka një deficit buxhetor, megjithatë për të nuk është pengesë që mos të realizojë projektet kryesore që i ka paraparë ai dhe LDK-ja gjatë fushatës.

Haliti tha se komuna e Vitisë vetëm muajt e fundit ka paguar mbi 100 mijë euro pagesa për kontestet gjyqësore./rajonipress/