RCCOLA

Haliti ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Venhar Salihu kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, Alush Sinani kryetar Gjykatës Themelore Dega në Viti, drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe drejtorin e Logjistikës së SKGJK-së, Muhamet Kurtishaj.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për ndërtimin e objektit të ri të gjykatës në qytetin e Vitisë.

Haliti, i falënderoi për vizitën dhe i njoftoi mysafirët se komuna e Vitisë, e ka bërë ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të Gjykatës Komunale dhe çerdhes, dhe ju ka ofruar mbështetje për ndërtimin e këtij objekti.
“Në vazhdimësi deri në përfundimin e objektit të gjykatës do ta keni përkrahjen e plotë nga komuna e Vitisë” u shpreh Haliti.

Eco Higjiena

Ai gjithashtu tha se nëse s`kemi gjyqësi dhe polici të mirë dhe natyrisht edhe objekte të mira, nuk mundë të funksionojmë në mënyrë efikase.

Ndërsa Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka përgëzuar komunën dhe kryetarin e Vitisë, për ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të Gjykatës Komunale si dhe për përkrahjen e vazhdueshme.

Ai, poashtu ka folur për angazhimin e përbashkët për finalizimin e këtij objekti./rajonipress/