Haliti inspekton punimet në teren, i kënaqur që fshatrat po bëhen me rrugë moderne

Viti – Kreu i Vitisë ka vizituar punimet në rrugën “Tafë Qorri” të Zhitisë dhe është shprehur i lumtur që fshatrat e kësaj komune po bëhen me rrugë moderne.
Sokol Haliti nuk ndalet as gjatë ditëve të vikendeve për të vizituar punët dhe projektet që po realizohen në Viti.
Në fshatin Zhiti, Haliti ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugës “Tafë Qorri” dhe ka thënë se ndihet krenar që këto investime po e prekin çdo cep të Vitisë.
“Sot pata kënaqësinë që bashkë me qytetarët e rrugës “Tafë Qorri “ të fshatit Zhiti të vizitojmë punimet në asfaltimin e rrugës së kësaj lagjeje” ka shkruar Haliti./rajonipress/