Haliti inspekton punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Pozheran
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Pozheran për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ultë “Halil Alidema”.
Përndryshe ndërtimi i një objekti të ri shkollor në këtë lokalitet është kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati dhe fshatrave për rreth.
Haliti ka thënë se projektet e premtuara po i realizon qeverisja aktuale./rajonipress/


