Eko Higjiena

Haliti inspektoj disa nga punimet infrastrukturore

/ 1 minutë lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti këtë të shtunën ka vizituar fshatrat, Sadovinë, Goshicë dhe Smirë, për të parë nga afër disa punime që po zhvillohen në rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Konkretisht në fshatin Sadovinë të Jerlive ai ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit.

Mobi Casa

Kurse gjithashtu ai ka inspektuar punimet që po bëhen edhe në rrugën që lidh mes veti fshatrat Goshicë-Smirë.

Në këto lokalitete ai është takuar edhe me banorët të cilët e kanë falënderuar atë për punon që po bënë në fushën e infrastrukturës rrugore./rajonipress/