KKGJILAN

Haliti inspektoi punimet që po zhvillohen në ndërrimin e gypit të ujësjellësit të Letnicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti të shtunën ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërrimin e gypit kryesor të ujit që furnizon pjesën më të madhe të qytetarëve të kësaj komune me ujë të pijshëm nga fabrika e përpunimit të ujit në Letnicë.

Me qenë se gypi i vjetër është nga asbest betonit ai është vlerësuar si i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Mobi Casa

Projekti në ndërrimin e këtij gypi po realizohet në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë dhe të “Community Development Initiatives – CDI”. Sipas projektit pritet që CDI-ja të financoj gypin e ri, kurse punët në rrjetin e ujësjellësit do të financohen nga vetë Komuna e Vitisë./rajonipress/