Fundamenti

Haliti inspektoi punimet që po kryhen në Sadovinë të Muhaxherëve dhe atë të Jerlive

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në vazhdën e punimeve që po bëhen në rregullimin e rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka inspektuar punimet tek rruga e varrezave në Sadovinë të Muhaxherëve e cila është duke u shtruar me zhavorr.

Ky projekt është mirëpritur nga banorët e këtushëm, me që ishte konsideruar edhe si shumë e nevojshme, pasi rruga aktuale ishte vështirë e kalueshme.

Hidromorava

Haliti, gjithashtu ka vizituar edhe punimet në rregullimin e tribunave sportive në Sadovinë të Jerlive./rajonipress/