RCCOLA

Haliti inspektoi punimet në fshatrat Gërmovë, Sllatinë e Poshtme dhe Sadovinë të Jerlive

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatrat Gërmovë, Sllatinë të Poshtme dhe Sadovinë të Çerkezëve, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në fushën e infrastrukturës rrugore.

Konkretisht ai ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit që do të lidhë mes veti fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive. Kryetari Haliti ka inspektuar gjithashtu edhe punimet parapërgatitore që po bëhen për asfaltimin e rrugës “Mehmet Demelezi” në Sllatinë të Poshtme dhe të një rruge në fshatin Sadovinë të Çerkezëve.

Mobi Casa

Përndryshe qytetarët e këtyre lokaliteteve u shprehën të kënaqur me punimet që po zhvillohen, duke falënderuar për këtë kryetarin Haliti , i cili sipas tyre po interesohet në rregullimin e infrastrukturën rrugore./rajonipress/