RCCOLA

Haliti inspektoi punimet në asfaltimin e rrugëve të fshatit Sadovinë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Sadovinë e Jerlive, ku për së afërmi ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Selman Selmani” dhe “Blerim Selmani”.

Me këtë rast ai është pritur edhe nga banorët e këtij fshati të cilët e falënderuan atë për këto projekte infrastrukturore.

Mobi Casa

Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për realizimin e projekteve. “Jemi në një fazë dinamike të realizimit të projekteve në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë. Në këtë vit po vazhdojmë të punojmë në asfaltimin e rrugëve brenda lokaliteteve me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti.

Kurse përfaqësues të kompanisë së kontraktuar për asfaltimin e rrugëve në Viti bëjnë me dije se po ashtu janë në përfundim e sipër në fshatin Sadovinë të Çerkezëve rrugët e lagjeve: Bilali, Ajeti dhe Muhaxherëve./rajonipress/