Haliti: Ia kemi kthyer pamjen e një qyteti modern Vitisë
Viti – Investimet që kemi bërë në të gjitha fshatrat e Vitisë dhe në qytet e lagje e kanë shndërruar Vitinë në një qytet modern me një infrastrukturë e cila i ka munguar me vite ka thënë Sokol Haliti.
Në Pozheran të Vitisë kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve lagjore si dhe po vazhdojnë punimet në ndërtimin e trotuarit në drejtim të Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë lokalitet.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë inspektuar nga afër këto punime si dhe janë takuar me banorë lokal të cilët falënderuan institucionet komunale të Vitisë për punën që po kjo e fundit po bënë në këtë lokalitet.
“Investimet që kemi bërë në të gjitha fshatrat e Vitisë dhe në qytet e lagje e kanë shndërruar Vitinë në një qytet modern me një infrastrukturë e cila i ka munguar me vite ka thënë” Sokol Haliti./rajonipress/


