ARKATANA

Haliti i pakënaqur me gjendjen në kompaninë “Eco – Higjiena” kërkon mobilizim për shërbime ndaj qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Pas gjendjes së krijuar ditëve të fundit me mos menaxhim të mbeturinave në Viti dhe lokalitetet e saj, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë Nexhmedin Jakupi, kanë vizituar sot punëtorët e kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena” njësia në Viti.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ka bashkëbiseduar me ta lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët e kësaj kompanie, konkretisht rreth grevës së tyre që është paraqitur për shkak të pakënaqësive brenda kompanisë.

Haliti tha se janë të pa tolerueshme problemet që janë paraqitur në këtë kompani, duke thënë se nga kjo pësojnë më së shumti qytetarët të cilët duhet të ju ofrohet shërbime për çka ata paguajnë. “Ju bëjë thirrje Komunës së Gjilanit dhe kompanisë Eco Higjiena, si dhe partnereve që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët dhe atë pa e dëmtuar askënd” u shpreh Kryetari Haliti.

Mobi Casa

Gjatë këtij takimi punëtorët e kësaj kompanie në Viti e pranuan kërkesën e kryetarit Haliti, që të ofrojnë shërbime qytetarëve të komunës së Vitisë duke ndërprerë grevën.

Por njëherit , kryetari Haliti kërkoj që të bëhet një zgjidhje rreth problemeve të paraqitura nga punëtorët, duke potencuar se ato duhet të zgjidhën me bashkëbisedim dhe pa i dëmtuar qytetarët e kësaj komune.

Ai tha se në këtë drejtim edhe Komuna e Vitisë shpreh gatishmërinë që të ofron ndihmën e saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.