Uji Dea

Haliti i LDK-së dhe Arifi i PDK-së në balotazh

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Sipas rezultatit të publikuar nga shtabi zgjedhore i LDK-së, në garën për kryetar komune ka fituar Sokol Haliti, kandidat i LDK –së me rreth 43 për qind, i cili do të përballet në balotazh me Nexhmedin Arifin e PDK-së, i cili ka fituar rreth 23 për qind të votave. I treti është kandidati i Vetëvendosjes, Salih Salihu me rreth 21 për qind.

Sokol Haliti, ka thënë që beson se ai do të jetë fitues edhe në balotazh dhe që në Viti do të rikthehet qeverisja e LDK-së.

FIDANISHTJA

Rezultatin zgjedhor të publikuar nga LDK-ja e konfirmoi edhe shtabi i PDK-së, i cili nuk jep shifra konkrete ,por thekson se kandidati i PDK-së shkon në balotazh. Shtabi Zgjedhor i PDK-së në Viti, po ashtu, parasheh që të jetë fituese në balotazh.

Shtabi Zgjedhorë i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, në bazë të rezultateve ne teren, konstaton kalimin në balotazh. “Kalimi ynë në balotazh, respektivisht në raundin e dytë, është rezultat i angazhimit të jashtëzakonshëm të të gjithë aktivistëve të PDK-së, duke pas parasysh sabotazhin averziv të disa relikteve politike në Viti. Sigurisht se ne do të shënojmë fitore të sigurt në raundin e dytë dhe kësisoj do të vazhdojmë me vizionin evropian të qytetit tonë. I falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në kalimin e këtij testi të demokracisë, ku natyrisht kontribut të madh kanë dhënë të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë” thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.