UBT

Haliti i interesuar të ndihmoj aktivitetet e të rinjve vitias

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot përfaqësues të Projektit “Trekëndëshi”, projekt ky i cili gjatë këtij viti ka organizuar shfaqje teatrale me të rinjtë e kësaj komune, e që si temë kryesore trajtonte përditshmërinë e krijuar të rinisë Kosovare dhe atë shkollë, shtëpi dhe kafehane.

Haliti gjatë takimit të sotëm që ka zhvilluar me përfaqësues të Projektit “Trekëndëshi” si Arjeta Mehmeti, Jetesa Mehmeti dhe Arbresha Samakova si dhe mentorja e këtij projekti për Viti, Nita Zeqiri kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Vitisë dhe këtij projekti në interes të artdashësve vitias.

Kryetari i Komunës, Sokol Haliti i përgëzoj të rinjtë për aktivitetet kulturore dhe artistike të cilat ata i kanë zhvilluar në këtë komunë duke theksuar se ai është i interesuar të ngjallë jetën kulturore në Viti me qëllim që të zbuloj talentet e rinjë vitias.“ Ju përgëzoj për projektin tuaj, më të vërtetë ne jemi të interesuar që të zbulojmë dhe të ndihmojmë talenteve të rinj të Komunës sonë, një rini e cila ka një kolorit kulturor, artistik dhe sportiv është i domosdoshëm për një shoqëri të shëndosh dhe të civilizuar” u shpreh Haliti.

FIDANISHTJA

Ndërkaq përfaqësuesja e projektit “Trekëndëshi” Arjeta Mehmeti kërkoj nga Komuna e Vitisë që të siguron përkrahjen e këtij projekti dhe atë për të rinjtë e kësaj komune. “Projekti jonë është mbështetur për 3 muaj rresht nga Lab Kosova, por për të vazhduar me aktivitetet e tjera në fushën e artit dhe kulturës na nevojitet ndihma e komunës dhe atë me qëllimin më të mirë që ti aktivizojmë të rinjtë tanë të cilët janë mjaftë të talentuar” tha Mehmeti.

Ndërkaq kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë do të shikoj të gjitha mundësitë që të rinjtë e kësaj komune të kenë mbështetje institucionale. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.