UBT

Haliti fton qytetarët të kryejnë detyrimet financiare ndaj vendit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv. Kryetari Hasan Aliu si dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë kryer sot obligimet financiare të Tatimit në Pronë.

Eco Higjiena

Kryetari Haliti tha se çdo qytetarë vitias është i obliguar të kryej detyrimet financiare ndaj vendit por bëri me dije se mjetet financiare që do të grumbullohen nga Sektori i Tatimit në Pronë do të ju kthehen qytetarëve. “ Të gjithë jemi të obliguar të kryejmë detyrimet financiare ndaj vendit, prandaj edhe ne po e bëjmë këtë sot. Me këtë rast dua të ju njoftoj se Komuna jonë mbetet e përkushtuar që mjetet e inkasuar nga Tatimi në Pronë, të ju kthehen përsëri qytetarëve tanë përmes investimeve që do të bëjmë në lokalitetet e kësaj komune dhe atë në sektorë të ndryshme. Kjo bëhet me qëllimin më të mirë, që të ju krijojmë atyre kushte sa më të mira për jetë”, u shpreh ndër tjerash Haliti./rajonipress/