Mobi Casa

Haliti falënderon qytetarët e Komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i degës së LDK-së në Viti dhe kandidati për kryetar të komunës së Vitisë Sokol Haliti me një letër adresuar qytetarëve të Vitisë, ka falënderuar ata për një proces të qetë dhe demokratik. Haliti gjithashtu vlerëson lart pjesëmarrjen e tyre në mënyrë masovike.

“Zgjedhjet e 3 nëntorit treguan se ne mundemi dhe dimë të realizojmë proces zgjedhor të mirëfilltë demokratik. Falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët e komunës sonë, veçanërisht anëtarët, aktivistët dhe mijëra simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen e dhënë para dhe gjatë ditës së votimit” thuhet në urimin e Halitit.

Fundamenti

Haliti ka shtuar se me ndihmën dhe përkrahjen e juaj, arritëm që LDK-në ta renditim të parën, aty ku e ka edhe vendin. “Me ndihmën tuaj qytetarë të dashur do të arrijmë që të triumfojmë edhe në raundin e dytë, sepse siç kam premtuar gjatë fushatës zgjedhore do te jem kryetar i të gjithë qytetarëve e jo i grupeve dhe klaneve partiake” ka thënë Haliti në letrën e tij falënderuese drejtuar qytetarëve të Vitisë./rajonipress/