Haliti edhe gjatë fundjavës inspekton punimet në projekte të ndryshme
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe këtë fundjavë e ka kaluar duke inspektuar punimet e shumta që janë duke u bërë në lokalitetet e ndryshme të komunës së Vitisë.
Ai ka inspektuar sot punimet në asfaltimin e rrugëve “Iliria” dhe “Brigada 173”. Të dy këto rrugë janë në afërsi të objektit të ri të Administratës Komunale në qytetin e Vitisë, derisa njëra lidhët edhe me rrugën që të çon në fshatin Kabash të Vitisë.
Po ashtu ai me bashkëpunëtor ka vizituar edhe parkun e ri në fshatin Sllatinë të Epërme./rajonipress/


