UBT

Haliti e fitoi Championsin e Azisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sulmuesi prishtinas dhe skuadra e tij australiane, ËS Ëanderers e fituan trofeun më të rëndësishëm të futbollit ekipor në Azi.

Labinot Haliti dhe West Sydney Wanderers nga Australia kanë fituar Ligën e Kampionëve të Azisë në futboll, pasi që kanë mbetur të pamposhtur në ndeshjen e dytë të finales me Al-Hilal (0:0), pasi që kishin fituar takimin e parë një javë më herët (1:0).

Haliti luajti 90 minuta në ndeshjen e kthimit të finales, ndërsa gjatë tërë fazës së Championsit ka qenë ndër lojtarët kryesor të ekipit.

FIDANISHTJA

Sulmuesi 29 vjeçar nga Prishtina, i cili hapat e parë i kishte marr te skuadra e “2 Korriku” deri në finale ka luajtur në 14 ndeshje, duke shënuar 3 gola vendimtar për kualifikimit të ekipit gjatë fazës eliminatore.

Ky është suksesi më i madh i ndonjë ekipi të Australisë, ndërsa për Halitin i cili ka qenë dy herë nënkampion i Australisë me këtë skuadër, po ashtu është arritja më e madhe në karrierë./Sporti1.com/Indeksonline/