Eko Higjiena

Haliti: Do ta avancojmë dhe zhvillojmë qytetin e Vitisë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sokol Haliti i cili fitojë në qytetin e Vitisë përkrah rivalit të tij të PDK-së thotë për rajonipress se ka një strategji të mirë për ta zhvilluar jetën institucionale në Viti. Haliti tha se prioritet i tij mbetet zbatimi i ligjit, profesionalizmi i administratës, si dhe zhvillimi ekonomik i Vitisë.

Sokol Haliti është i bindur se në Viti koalicioni i vetëm që ai do të ketë do të jetë qytetari.”Ne kemi fituar shumicën në asamble dhe realisht koalicionet për mua nuk janë të nevojshme. Koalicion i vetëm i LDK-së mbetet ai me qytetarin i cili na ka besuar dhe na ka dhënë votën për të qeverisur në katër vitet e ardhshme” tha Haliti.

RCCOLA

Haliti tha për rajonipress se ekipi i tij dhe LDK kanë një strategji për të qeverisur ndershëm, me përkushtim dhe përgjegjësi qytetin e Vitisë. “Prioritet imi mbetet zbatimi i ligjit, ngritja profesionale në administratë, zhvillimi ekonomik i Vitisë dhe mbi të gjitha puna dhe angazhimi i tërë administratës për të pasur avancim të jetës politike dhe institucionale në Viti”.

Haliti tha se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike, OJQ dhe grupet e tjera të qytetarëve, vetëm për interesa të qytetarëve të Vitisë. “LDK-ja dhe unë personalisht do t`i ikim aferave të ndryshme , ashtu siç kanë vepruar të tjerët. Për mua nuk do të ketë diferencime të punëtorëve në administratë , përkundrazi do të ketë avancime të atyre që e duan punën, kurse do të ndëshkohen vetëm ata që e shkelin ligjin” tha Haliti. /rajonipress/