Uji Dea

Haliti dhe përfaqësues të organizatës “CNVP” bashkëbiseduan rreth investimeve të mundeshe në fushën e ngrohjes me biomasë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues nga organizata “CNVP” në krye me Egzon Tahirukaj dhe konsulentë austriak nga Agrar Plus të përfaqësuar nga Josef Petschko. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth mundësisë së investimeve në fushën e energjisë së biomasës për ngrohje.

Haliti, tha se sigurimi i ngrohjes së qytetarëve është i një rëndësie të veçantë dhe se ai është i gatshëm që të bashkëpunojnë me ta që të realizohet ky projekt në territorin e komunës së Vitisë.

Ai shtoi se kjo komunë ka mundësi të mira për implementimin e këtij projekti.

Eco Higjiena

Haliti tha se me realizimin e një projekti të tillë qytetarët vitias do të fitonin qasje në ngrohje qendrore, do të ulët numri i qytetarëve që shfrytëzojnë masat drusore për ngrohje, duke mbrojtur pyjet dhe ambientin.

Ndërkaq Egzon Tahirukaj nga CNVP theksoj se fillimisht ata synojnë që të bëjnë një studim të fizibilitetit për mundësinë e investimeve në fushën e biomasës në komunën e Vitisë dhe më pas të shikohen mundësitë e financimit dhe implementimit të këtij projekti.

Përndryshe gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka njoftuar ata edhe rreth mundësive të tjera për investimeve në komunën e Vitisë, si për të shfrytëzuar burimet tjera të energjisë si ato diellore, të ujerave termale dhe kombinimin e tyre me atë të biomasës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.