Haliti dhe Hasani nënshkruajë një marrëveshje me të cilën pritën të investohen rreth 2 milion euro

/ 3 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për Zonën Ekonomike, konkretisht Parkun Industrial që pritet të ndërtohet në fshatin Budrikë të Vitisë. Pas këtij takimi u bë me dije financimi i këtij projekti do të bëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vlerë prej rreth 2 milion euro.

Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka vizituar sot komunën e Vitisë, me këtë rast ai është pritur në takim nga Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Gjatë këtij takimi ata nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e Zonës Ekonomike, konkretisht të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë.

Ndër tjerash Ministri Hasani, bëri me dije se ministria të cilën ai e udhëheq ka marrë vendim për financimin e këtij projekti. “Sot së bashku me kryetarin e kësaj komune, kemi nënshkruar marrëveshjen për financimin e projektit të Zonës Ekonomike nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe kemi marrë përsipër që financimi i kësaj zone të bëhet e gjitha nga MTI-ja, duke kursyer komunën për shkak të buxhetit të vogël”, u shpreh Ministri Hasani.

Mobi Casa

Ai shtoj se ata kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë dhe së shpejti do të marrim edhe projektin të cilën e ka dorëzuar kryetari Haliti, duke potencuar se do të bëjnë një revidim dhe saktësim të tij dhe shtoj se vlera e këtij projekti është nga 1.5 milion deri 2 milion euro.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderoj ministrin Hasani për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dhe e cilësoj atë marrëveshje si shumë të rëndësishëm për disa arsyeje. ”Natyrisht se e falënderoj Ministrin Hasani dhe kabinetin e tij për nënshkrimin e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishëm, pra të Zonës Ekonomike, në magjistralen që përfshinë Vitinë, Gjilanin dhe lidhët me Ferizajn. Kjo zonë ekonomike në të vërtetë i ndihmon zhvillimit ekonomik, i absorbon investimet e huaja dhe investimet vendore sidomos ato të mërgatës sonë dhe të rajonit në përgjithësi”, u shpreh Haliti.

Ai shtoj se me këtë projekt bëhet një rrumbullaksim i procesit përpunim- prodhim./rajonipress/